Jurgen Klopp është i bindur se Liverpool duhet të shpenzojë në merkato për të qenë me të njëjtin hap me rivalët, sidomos pas fitores së Champions. Trajneri i te kuqve është i bindur se vetëm në këtë mënyrë mund të pretendojnë të jenë në majë.

“Liverpool është një klub me ambicie dhe nëse nuk shpenzojmë si të tjerët nuk jemi në gjendje të konkurrojmë”,  tha Klopp për ZDF.

Verën e kaluar The Reds paguan 160 milionë Paund për 4 lojtarë, mes tyre mbrojtësin Van Dijk dhe portierin e Alisson. Këto lëvizje sollën edhe triumfin në Champions League pas 14 vitesh, ndërsa rivalizuan me Manchester City deri në javën e fundit për titullin kampion në Premier League.

Projekti për të ngjitur Liverpool në majë nisi në Tetor të vitit 2015 me ardhjen e Jurgen Klopp në krye të ekipit.

Tv Klan