Trajneri i Liverpool paralajmëron se në Premier League ka një superfuqi të re që mund të sigurojë një vend në Champions

Trajneri i Liverpulit Jurgen Klopp ka sulmuar klubin e Newcastle United, pasi ata u blenë nga sheikët sauditë, duke u kthyer në skuadrën më të pasur të planetit.

Gjermani mendon se tani ky klub është bërë aq i fuqishëm, sa shumë shpejt mund të blejë kampionatin dhe ta sigurojë një vend në Ligën e Kampioneve.

Javën e kaluar Fondi Publik i Investimeve mori pronësinë e Newcastle pasi pagoi 300 milionë paund, e kjo solli festime të mëdha nga tifozët.

“Në pesë apo gjashtë vite, nëse pronarët janë të duruar, ata shumë shpejt do të bëhen një superfuqi. Se si po përdoret Fair Play Financiar, asnjë nuk e di. A ekzistojnë ende? Fansave të Neëcastle do t’u pëlqejë shumë. Për ne të tjerët, ka një superfuqi të re. Por paratë nuk mund të blejnë çdo gjë, do të duhet kohë. Por ta kanë kapital mjaftueshëm sa të marirn vendime të gabuara dhe më pas të marrin vendime të drejta. Do jenë ku duan të jenë!”

Gjermani theksoi se Newcastle është klubi i tretë që zotërohet nga një shtet, pas PSG-së dhe City.

Klan News