Jurgen Klopp duket se dëshiron të rikthehet në stolin e një skuadre, vetëm një vit pas largimit nga drejtimi i Liverpool.

Tekniku gjerman nuk ndihet i lumtur te grupi Red Bull, ku është drejtues i sektorit të futbollit. Sipas asaj që raportohet nga Brazili, Klopp preferon të drejtojë vetëm dy ekipe nëse rikthehet në stol.

Bëhet fjalë për Brazilin dhe Real Madrid. Ende nuk ka kontakte mes palëve, por thuhet se ai pëlqehet shumë nga presidenti i madrilenëve, Florentino Perez dhe mund të ulet në stolin e spanjollëve.

Në karrierën e tij si trajner, Klopp ka drejtuar ekipe si Mainz, Borussia Dortmund dhe Liverpool, ku sukseset kanë qenë të mëdha.

/tvklan.al