Të paktën tre persona dyshohet se kanë humbur jetën sot, si pasojë e reshjeve. Sipas informacioneve një trup i pa jetë është gjetur paraditen e të martës në zonën e Babrrusë.

Rrjedha e ujit e ka nxjerrë trupin e pajetë në dukje. Viktima është Bajram Lala, 80 vjeç, banues tek Nish Tulla. 

Ndërkohë dy viktima të tjera janë shënuar deri tani nga moti i keq në rrethe. I pari ishte Xhevair Ndoj, 40 vjeç, për të cilin thuhet se e kanë marrë para ujërat e përroit, ndërsa po lëvizte me një mjet tip fuoristradë.

Ndërkohë viktima tjetër është regjistruar në Këlcyrë. Ai mësohet të jetë Kastriot Spahiu, 53 vjeç, nga fshati Sukë. Spahiu ka qenë duke rregulluar çatinë e shtëpisë që i ishte dëmtuar nga stuhia dhe është rrëzuar si pasojë e erës së fortë.

Sipas dëshmisë së bashkëshortes së tij, 53 vjeçari kishte hipur lart për të rregulluar llamarinat të cilat kishin lëvizur gjatë natës.

Ajo shtoj se  për shkak të stuhisë,  nga pakujdesia, erës  së fortë dhe një guri që  mbante llamarinat që i ka rënë në trup, ai është rrëzuar dhe ka rënë në tokë duke marrë  plagë të rënda në kokë që i shkaktuan dhe vdekjen./tvklan.al