“Turizmi u përball me vështirësitë e situatës politike”

Mbi 2 milionë turistë të huaj e kanë vizituar Shqipërinë vetëm në 6 muajt e parë të 2019-ës, duke shënuar rritje në këtë sektor. Lajmin e bëri të ditur ministri i Turizmit, Blendi Klosi, teksa tha se turizmi në vend është përballur me vështirësi të krijuara nga situata politike.

“Është e vërtetë që turizmi çdo vit njeh rritje. Ky vit ka qenë me kriza dhe protesta, duke dashur të prishin imazhin. Përsëri ne kemi vizitorë të huaj që kanë hyrë në vendin tonë. Kemi rritje të vizitorëve të huaj në krahasim me një vit më parë.”

Në prani të prefektëve të zonave bregdetare, Klosi shtoi se turizmi përballet ende me probleme edhe pse janë shtuar masat.

“Ne kemi krijuar sa më shumë hapësira publike për njerëzit, duke liruar sipërfaqet në plazh.”

Rritje sipas Klosit kanë shënuar edhe numri i hoteleve, apo mjediseve akomoduese në zonat bregdetare.

Tv Klan