klosiIsh kreu i Shërbimit Informativ Shteteror, Fatos Klosi e quan absurde kërkesën e deputetëve të mazhorancës në komisionin e sigurisë që kryetariaktual i shërbimit t’u përgjigjet pyetjeve të tyre vetëm pasi të ketë rinovuar çertifikatën e sigurisë. Kjo për faktin se ish kreu i Shërbimit Informativ Fatos Klosi thotë se mungesa e një çertefikate sigurie nga ana e kreut të shërbimit informativ nuk ja heq atij të drejtën për të raportuar në lidhje me punën e këtij insitucioni.

Klosi thotë se ligji dhe vendimet që përcaktojnë të tilla procedura për një pjesë të autoriteteve të larta qeveritare dhe ato brenda SHISH, janë formuar në kohën kur ai e la detyrën. Por Klosi lë të kuptohet qartë që kjo situatë e krijuar me shefin e shërbimit informativ sot është një mënyrë e politikës për ta shkarkuar atë nga posti.

Një ditë më parë Visho Ajazi nuk u lejua të raportojë në  komisionin e sigurisë për shkak se ai nuk posedonte një çertifikatë sigurie, që lëshohet nga nje drejtori e vete institucionit që ai drejton. Por nga ana tjetër një vendim i qeverisë i vitit 2001 , percakton saktë se asnjë nga drejtuesit e lartë madje as vetë kreu I SHISH nuk i lind nevoja e rinovimit të kësaj çertefikate. Ai e gëzon këtë të drejtë deri në fund të mandatit të tij.