Klosi: Aplikim online për lejet mjedisore

Klosi: Aplikim online për lejet mjedisore

23:30 30/09/2019

“Shmangim kontaktet e zyrtareve me biznesin”

Nga 1 Marsi i vitit të ardhshëm të gjitha bizneset do të aplikojnë online për leje mjedisore. Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi zbuloi afatet e këtij kalimi me qëllim zhdukjen e kontakteve dhe burokracive mes biznesit dhe zyrtarëve të administratës.

Për 5500 biznese të vogla nuk do të ketë nevojë fare për leje mjedisore. Nëse do të ketë problematika do të jetë pushteti vendosë që do t’i menaxhojë.

Një tjetër synim i Ministrisë së Mjedisit është heqja nga qarkullimi i qeseve plastike të konsideruara një nga ndotësit e mëdhenj të ambientit.

Tv Klan




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi