Baret dhe restorantet do të jenë aktivitetet e fundit që do të hapen për shkak të pandemisë.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi u shpreh se këto lloj aktivitetesh janë shumë të vështira për t’u kontrolluar dhe kjo është arsyeja pse do të hapen në fund.

“Humbja do të jetë e të gjithëve. Goditja në turizëm është shumë e madhe. Baret dhe restorantet do të jenë nga më të fundit që do të hapen. Për të mos thënë të fundit nga të fundit sepse aktiviteti i tyre është i vështirë për t’u kontrolluar”, tha Klosi.

Ministri i Turizmit u shpreh se Shqipëria do t’i marrë vendimet bazuar edhe në ato që do të marrin vendet e tjera./tvklan.al