Ndonëse i vonuar, dezinfektimi dhe dezinsektimi i plazheve do të vijojë me ritme të shpejta. Kështu është shprehur në një interpelancë me sipërmarrës turistikë, Ministri i Turizmit, Blendi Klosi. Ai tha se ky proces është pjesë e axhendës dhe do të shtrihet në zonat bregdetare.

Klosi foli edhe për elementët e sigurisë në stacionet e plazhit, të cilat e pritën sezonin verorë me mungesa.

Deri në 23 Qershor, rreth 431 mijë vizitorë të huaj kanë vizituar Shqipërinë, 19.6% më shumë sesa në vitin e kaluar. Sipas Klosit, kjo rritje flet për rritjen e standardeve në turizëm, pavarësisht stepjes nga protestat dhe situata politike.

Tv Klan