Plani i zhvillimit të vijës bregdetare diskutohet në Tale

Diskutimi mbi zhvillimin strategjik të vijës bregdetare shqiptare është ndalur në zonën e Tales. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi u shpreh se është koha për t’i dhënë çdo zone bregdetare pamjen e një zone të zhvilluar mbi parime që do të tërheqin turistët.

“Edhe sonte do të marrim mendim dhe ky projekt që kemi paraqitur sot, për diskutim është momenti i zhvillimit, po po ashtu do të duhet të kuptojmë se o do të shkojmë edhe do bëjmë disa pallate dhe këto pallate do të strehojnë disa familje që në variantin më të mirë të tyre do akomodohen në këtë zonë 30 deri 45 ditë. O do do t’i japim kësaj zone frymëmarrje turistike për ndërtimin e resorteve turistike, hoteleve dhe natyrisht të kombinuara me biodiversitetin”.

Shqipëria ka një vijë bregdetare prej 400 km por vetëm 12% e saj është e shfrytëzueshme dhe zhvilluar për turizëm.

Ministri vlerësoi zonën e Lezhë – Shkodër si një ndër pasuritë më të mëdha ku është ndërthurur deti, lumenjtë, laguna dhe malet.

Tv Klan