“Do të nisë shembja e ndërtimeve pa leje në bregdet”

Nga Vlora, Ministri i Turzimit, Blendi Klosi tha se edhe pse në situatë pandemie, shqipëria arriti të menaxhojë sezonin turistik.

Shifrat e hoteleve tuaja shifrat legale tashmë të deklaruara nga ju për turizmin e vitit 2020 dëshmuan që ne ja dolëm edhe plotësuam pak atë çfarë ne kishim objektiv. E patëm një turizëm të kontrrolluar por që për ju për hotelierët e Vlorës unë mendoj që ishte një vit që fitoi mbi frikën ishte një vit që fitoi mbi pasigurinë, ishte një vit që dëshmoi që ju ishit të fortë”, tha ministri.

Klosi bëri të ditur se së bashku me Agjencinë e Bregdetit do të dixhitalizohet i gjithë bregdeti për të patur një hartë të ndërtimeve pa leje që do të prishen.

Dhe të jemi të qartë që nëse do të ketë një ndërtim pa leje të veprojë ligji fort dhe kemi aleancë me të gjithe ju. Asnjë prej jush nuk do të ketë ndërtime pa leje. Pra duhet ta bëjmë këtë veprim ta kemi të qartë çfarë ndodhi në përgatitje të sezonit duhet të ndodhë tani”, shtoi ai.

Sipas ministrit Klosi, ndërtimi i aeroportit dhe autostradës pritet të sjell një fluks turistësh drejt qytetit bregdetar.

Tv Klan