“Ndihmuan në përballimin e pandemisë”

Në shenjë respekti për qytetarët e Kosovës të cilët zgjodhën Shqipërinë për të kaluar pushimet verore në këtë kohë pandemie ministri i Turizmit Blendi Klosi ka qëndruar në Kosovë.

Me moton “Faleminderit Kosovë” në një ceremoni që u mbajt në një nga hotelet e Kosovës, Klosi vlerësoi lart kontributin e qytetarëve të Kosovës në zhvillimin e turizmit në Shqipëri, si në kohën e fillimeve të zhvillimit të turzimit ashtu edhe në kohën e pandemisë.

Tani sipas Klosit kufijtë administrativë nuk duhet të jenë problem.

Një ditë më parë ai bashkë me ministrin kanë hapur sezonin turistik vjeshtë dimër në Dragash me moton “të ecim shtigjeve të Dardanisë”.

Tv Klan