“Djali ishte akoma me bluzën e grisur, zotëria ishte i çarë në buzë”

“Djali ishte akoma me bluzën e grisur, zotëria ishte i çarë në buzë”

21:43 05/09/2019

Klosi flet për takimin me turistët spanjollë që u dhunuan nga Mihal Kokëdhima

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, foli mbrëmjen e kësaj të enjte në emisionin “Opinion”, në Tv Klan, për takimin që ai pati me turistët spanjollë, një ditë pasi ata ishin sulmuar nga pronari i restorantit “Panorma” Mihal Kokëdhima.

“I takova që të nesërmen në mëngjes, ishin të shokuar, megjithatë babai ose kryefamiljari ishte më i qartë, ishte më i qetë. Ajo ngjarje ishte aq e rëndë… ata ishin të shokuar nga ngjarja, megjithatë u kthye e gjitha në një moment si të thuash reagimi shoqëror dhe të institucioneve. Djali kur e takova unë ishte akoma me atë bluzën e grisur, që ia kishte grisur zotëria (Mihal Kokëdhima) dhe familja ishte e shqetësuar, kryefamiljari ishte i dëmtuar në fakt, ishte i çarë në buzë, ishte…pra kishin kaluar një natë shumë të vështirë. Pastaj situata ndodhi ndryshe”, tha Klosi.

Ministri tha se “familja tani dhe zotëria, siç e tha edhe vetë, thotë që ‘unë jam tani një ambasador i Shqipërisë’, për mënyrën si të gjithë reaguan.

Klosi tha se ata ndaluan në atë lokal edhe nga gjithë dita e bukur dhe mikpritja e të gjithë njerëzve. “Edhe ata vetë e pranonin se ishte një moment i paimagjinueshëm i këtij personazhi…/tvklan.al

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT