Bashkisë së Finiqit iu dhuruan 100 kontenierë

Pas Shëngjinit edhe Bashkia Finiqit ka përfituar 100 kontenierë dhuratë nga zbatimi i projektit të GIZ me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit. Për Ministrin e Turizimit dhe Mjedisit Blendi Klosi, kjo nismë afron një Butrint të pastër një gjë mëse e domosdoshme në kushtet e pandemisë.

“Ky sezon i vështirë turistik ka kryefjalën e tij luftën kundër pandemisë dhe mos përhapjes të mëtejshme të pandemisë, por dhe krijimit të kushteve për të patur një sezon turistik me rregulla dhe natyrisht një sezon turistik që do të jetë shumë i vështirë dhe me shumë gjëra që duhen bërë. Por e para për të cilat ne nuk duhet të heqim dorë, do të duhet të jetë padyshim pastërtia. Edhe ajo që është një shqetësimet e madha gjithmonë, që ka turistë të shtuar në Sarandë dhe në të gjithë zonën në rrugën që shkon për Butrint, është trajtimi i mbetjeve të qytetit”.

Ndërsa ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf u shpreh se projekti për menaxhimin e mbetjeve synon një Shqipëri më të pastër dhe më pranë Bashkimit Europian.

“Kjo infrastrukturë që po merrni ju sot në dorëzim është e mrekullueshme, por ky është hapi i parë, ky është vetëm fillimi, kjo nuk mund të bëhet, po bashkëpunuan të gjithë së bashku. Të gjitha këto lidhen me faktin që Shqipëria po shkon drejt Bashkimit Europian”.

Pavarësisht problematikave që e kanë shoqëruar këtë sezon veror për shkak të koronavirusit, Ministria e Turizmit ka marrë masat për të shtuar higjienën në plazhe.

Tv Klan