Klosi: Krijoni destinacione turistike në Vlorë

Klosi: Krijoni destinacione turistike në Vlorë

17:02 03/03/2020

“Turizmi duhet ofruar gjatë 12 muajve”

Krijimi i  destinacioneve turistike në Vlorë për turistët shqiptar dhe të huaj është detyra që ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi i caktoi pushtetit vendor por edhe sipërmarrësve turistik.

“Çfarë do të thotë kur keni një destinacion në Vlorë do të thotë që njerëzit të mos vinë këtu duke patur në mendje vetëm peshkun e freskët, dhe plazhin, por të vinë këtu dhe të kenë agroturizmin. Të vinë këtu dhe të kenë në mendje dhe bukuritë natyrore të kësaj zone. Të vinë dhe të kenë mundësinë që ta kenë të strukturuar çfarë do të bëjnë 24 orë, çfarë të bëjnë 48 orë, çfarë bëhet 1 javë po të rish këtu”.

Por ashtu ndarja e plazheve dhe lidhja e kontratave me privatet ishte një tjetër porosi e ministrit i cili theksoi se Vlora tashmë duhet të siguroj turizëm gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm me sezone.

“Edhe një biznes i cili do të jetë 12 muajt e vitit. Çfarë ka Vlora të mos funksionojë 12 muaj viti, i ka të gjitha, ka qytetin, historinë, ka mundësitë, ka natyrën e mrekullueshme. I ka të gjitha mundësitë për t’u zhvilluar”.

Krijimi i databazës për numrin e shtretërve do të jenë puna në vijim e bizneseve që operojnë në fushën e turizmit.

Tv Klan




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi