LSI zhduket nga qarku i origjinës së kryetarit historik

Partia Socialiste ka festuar një rezultat historik në Berat ku si në asnjë prej zgjedhjeve të kaluara ka marrë 5 mandate në këtë qark. Pas vulosjes së rezultatit, socialistët kanë festuar me brohorima bashke me drejtuesin politik të këtij qarku, Blendi Klosi.

“Është fantastike, është rezultat spektakolar, një punë shumë e madhe, disa mujore dhe disa dekada që në Berat prisnim të bashkohej e gjithë e majta”.

Drejtuesi politik i socialistëve të Beratit ishte vendosur i pesti në listë dhe me shpalljen e rezultatit kujtoi se 5 mandate, PS nuk i kishte arritur asnjëherë më parë në zgjedhjet e tjera.

“Ishte një mandat qe nuk e kishim marrë as në 2009, as në 2013 as në 2017, ishte sakrificë dhe një luftë e madhe për qindra njerëz”.

Partia Demokratike në këtë qark ka fituar dy mandate, ndërsa humbësja e madhe në Berat konsiderohet Lëvizja Socialiste për Integrim, që ka pësuar humbje edhe në vendlindjen e themeluesit të LSI-së, Ilir Meta.

Ndërsa në Berat, LSI nuk ka marrë asnjë mandat, në Skrapar fitorja është e Partisë Socialiste.

Tv Klan