Qeveria shqiptare ka realizuar një marrëveshje me qeverinë italiane, për të punësuar një numër të konsiderueshëm djemsh dhe vajzash gjatë sezonit veror.

Lajmin e beri të ditur ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi gjatë një bashkëbisedimi me nxënës të degës së Hoteleri-Turizmit në Shkodër.

Klosi e konsideroi Shkodrën si një pol të rëndësishëm të arsimit profesional, teksa shtoi se ka kërkesa jo vetëm nga strukturat akomoduese në zonën e Shkodrës, por edhe nga rajoni që duan të punësojnë të rinjë e profilizuar në këtë sektor.

Tv Klan