Të gjitha subjektet që operojnë në zonat e plazheve do t’i nënshtrohen një monitorimi të rreptë nga ana e task forcës së turizmit të ngritur nga Ministri i Mjedisit dhe Turizmit.

Ministri Klosi bëri me dije se vendimi i Këshillit të Ministrave që përcakton detyrimet e të gjithë atyre që shfrytëzojnë plazhet deri tani nuk është zbatuar nga shumë subjekte dhe për këtë siguroi se do të ketë ndëshkime.

Kontrolli i të gjitha subjekteve do të fillojë në 24 Qershor për të përfunduar në 27 Korrik.

Tv Klan