Shifrat zytare ende nuk janë bërë publike, por ministri i Turizmit Blendi Klosi deklaron se këtë vit ka një rritje prej 17 % të numrit të turistëve. Mes tyre sipas tij ka ardhur në rritje dhe numri i turistëve nga Kosova që zgjedhin bregdetin shqiptar për të pushuar.

“Në statistikat tona turistike në Shqipëri ka një numër prej 600 mijë familjarësh kosovarë që kanë hyrë nga 1 Janari deri në 31 Korrik, po i njëjti numër si vitin e kaluar packa se kushtet atmosferike kanë qenë shumë të këqija si në Kosovë edhe në Shqipëri por duke sifduar edhe motin kemi pasur po të njëjtin frekuentim në plazhet tona.

Në kufirin e Qafë Morinës, në pikën më të madhe hyrëse të familjarëve kosovarë në Shqipëri, ka një shtim prej 17% nga viti i kaluar. Korriku i këtij viti ka shënuar 390 mijë vizitorë të hyrë dhe krahasuar me vitin e kaluar është një numër që ka qenë 330 mijë, pra ka një numër 17% më shumë, pra të gjitha statistikat flasin për një politikë të kuruar drejt”.

Është diskutuar disa herë dalja me një ofertë të përbashkët turistike e të gjithë vendeve të rajonit, por ministri i Turizmit Blendi Klosi dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës në një takim të zhvilluar në Prizren, kanë diskutuar që këto dy shtete shqiptare të jenë pjesë e një pakete të vetme që ju ofrohet turistëve të huaj.

Tv Klan