Imunizimi sipas listave të përgatitura nga shoqatat në fushën e turizmit

Pas kërkesës së bizneseve dhe operatorëve turistikë për tu bërë pjesë e vaksinimit antiCovoid në mënyrë që të mos kenë problem gjatë sezonit veror, ministri i Turizmit ka deklaruar se dhe ky sektor do të përfshihet në imunizim, por pa dhënë një datë zyrtare.

“Gjithë ato stafe që në industrinë e turizmit kanë kontaktin e parë me operatorët turistik. Do të dëshironim shumë që të ishim një vend nga të parët në rajon edhe natyrisht me një iniciativë unikale mbase edhe në Europë, ku hoteleri turizmi të vaksinohet i pari të kemi mundësinë që të jemi ashtu si në vitin e kaluar një vend me kufi të hapur, një vend që pret turistë natyrisht nga i gjithë rajoni si zgjedhje e tyre e parë, por edhe tregje që tashmë i kemi konsoliduar dhe me vaksinimin masiv të gjithë sistemit të turizmit ne do të kemi mundësinë që të jemi përsëri konkurent të fortë në këtë industri shumë të vështirë”

Klosi i kërkoi shoqatës së turizmit të bëjnë një listim të hoteleve dhe pikave që vizitohen më shumë në mënyrë që krijohet një renditje për procesin e imunizimit në këtë sektor. Sipas tij vitit 2020 ishte viti më i keq i turizmit në historinë e tij botërore dhe rajonale. Por me nisjen e vaksnimit masiv ky vit do të jetë më i sukseshëm.

Klan News