“Ekonomia detare do të zhvillohet duke mbrojtur mjedisin”

Shumë shpejt Ministra e Turizmit do të miratojë një paketë ligjore për turizmin detar. Nga Durrësi, Blendi Klosi tha se kjo paketë do të ndikojë në zhvillimin e një ekonomie blu-ekonologjike në vend.

“Tashmë ne kemi miratuar 4 ligje të reja që kanë të bëjnë me turizmin detar, me heqjen e TVSH-së për jahtet e marinat e regjistruara dhe më pastaj me ligjin e ri që do të hartojmë dhe miratojmë së shpejti në Parlament për të rritur aktivitetet turistike potenciale në vendin tonë”.

Sipas Klosit, çdo veprimtari që do të zhvillohet për turizmin detar do të jetë në përputhje me rregullat për mjedisin.

“Me dëshirën për të qënë kjo ekonomi sa më shumë pranë mbrojtjes së mjedisit ne kemi një mundësi të artë që duhet ta shfrytëzojmë në këtë moment të rifillimit të rizgjimit të marinave detare në vend të rizgjimit të industrisë së re të detit të raportit të ri të kësaj ekonomie me Shqipërinë qe ka të bëjë me trajtimin miqësor që kjo industri e re duhet të ketë me mjedisin. Ne i kemi të gjitha mundësitë dhe do të duhet t’i shfrytëzojmë këto mundësi që në kuadër të përafrimit të legjislacionit të BE por dhe në kuadër të përafrimit të administratave tona me administratat evropiane të tentojmë që të gjithë këto industri të e reja që krijojnë në Shqipëri të jenë në përputhje të plotë me ekonominë detare pro mjedisit”.

Klosi tha se së bashku me Ministrinë e Transporteve do të vijojë me urgjencë ndërtimi i masterplanit të vijës bregdetare.

Tv Klan