“Plan Hapësinor Detar për të patur një ekonomi blu”

Ekspertë të ujërave dhe mjedisit, shqiptar dhe të huaj janë bërë së bashku në Konferencën e Parë Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Mjedisit Ujor dhe Zhvillimit te Qëndrueshëm ku paraqiten studime dhe kërkime shkencore që janë bërë mbi Detin Adriatik. I pranishëm në këtë konferencë ishte dhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

“Ka ardhur tamam koha që edhe deti edhe ujërat shqiptarë të jenë pjesë e një politike shkencore, studimore për një Planifikim të qenësishëm Hapsinor edhe në detet shqiptare”.

Klosi u ndal tek nevoja për zhvillim e ekonomisë së turizmit detar, por pa dëmtuar cilësinë e ujërave.

“Jo vetëm politikat që ne kemi ndërmarrë për të lehtësuar ngritjen e infrastrukturës apo të bazës për të krijuar një flotë shqiptare të jahteve dhe mjeteve të turizmit detar, por dhe investimet konkrete që do të bëhet në brigjet shqiptare dëshmojnë që dhe Shqipëria shumë shpejt .. do të jetë një aktor shumë ambicioz por edhe aktiv në botën e turizmit detar”.

Në Konferencë u paraqiten rezultatet e punës dhe u dhanë propozime konkrete  nga specialistët e fushës për të mirëmbajtur hapësirat blu.

Tv Klan