Klosi: Shqipëria, reforma për uljen e ndotjes

Klosi: Shqipëria, reforma për uljen e ndotjes

16:30 28/10/2019

Shqipëria merr hapa konkretë për të ulur nivelin e ndotjes

Thirrjes së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për uljen e nivelit të ndotjes si mënyrë për të frenuar ngrohjen globale, Shqipëria i është përgjigjur përmes nismave konkrete. Ka qënë ministri i Mjedisit, që ka listuar disa nga përpjekjet e bëra në këtë drejtim, gjatë një aktiviteti të organizuar në 74-vjetorin e OKB.

Blendi Klosi, ministër i Mjedisit:Shqipëria mund të jetë vendi i parë në rajon, që ka ndërmarrë Moratoriumin e Pyjeve, Moratoriumin e Gjuetisë si dhe ndalimin e përdorimit të qeseve plastike. Duam që ne 1 qershor 2020, Shqipëria të jetë vendi i parë pa qese plastike”.

Keto nisma u vlerësuan edhe nga koordinatori i OKB-së në Shqipëri.

Brajan Williams, Koordinatori i OKB-së në Shqipëri:Në konferencën e OKB-së së këtij viti, Shqipëria ishte vendi i parë në Ballkanin përëndimor që erdhi me një projekt për ndryshimet klimatike. Nëvojitet sigurisht buxhet dhe staf. Ketu natyra është jo vetëm e bukur për ata që jetojnë, por edhe për zhvillimin e ekonomisë”.

Raporti më i fundit, i Kombeve të Bashkuara dha alarmin për ndryshimet klimatike duke theksuar, se 5 vitet e fundit kanë qenë më të nxehtit që janë rregjistuar ndonjëherë. 

Tv Klan




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi