Klosi: Të mbyllen 200 vendet ilegale të depozitimit të mbetjeve

Klosi: Të mbyllen 200 vendet ilegale të depozitimit të mbetjeve

21:50 08/10/2019

6200 biznese lehtësohen nga leja mjedisore

Janë rreth 200 vende ilegale të depozitimi të mbetjeve, të shpërndara kryesisht në komuna. Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, thotë se nga pushteti vendor duhet gjetur një zgjidhje për to, duke bërë mbylljen dhe trajtimin e mbetjeve sipas planeve të miratuara.

“Kemi thënë që ka venddepozitime ilegale të mbetura nga ish-komunat për të cilat duhet të kemi trajtim tjetër nga bashkitë, për të parë se ku ato duhet të kalojnë dhe për të parë sesa ne kemi mundësinë që me fondet edhe të viti 2020, edhe në kuadër të “Clean and Green 2020” dhe në kuadër të politikave të reja buxhetore. Të shikojmë buxhetet e vitit 2020, që sa mundësi kemi që të mbyllim së bashku rreth 200 venddepozitimeve ilegale që duhen mbyllur përfundimisht”.

Me përfaqësuesit e bashkive të qarkut Tiranë, Klosi ndau edhe reformën mjedisore duke theksuar eliminimin e lejes mjedisore për 53 kategori biznesi.

“Ka ardhur koha që  të jetë shumë më tepër pushteti vendor me kompetencat e tij që do të vendosë nëse do ta lejojë apo jo që të bëhet biznes në një zonë të caktuar, pra leja mjedisore të kthehet në vlerën e saj kufizuese, por jo në lejen zbatuese. Është një kufizim dhe nuk është një leje që të legalizon aktivitetin”.

Të njëjtën kompetencë, ligji u jep bashkive edhe në lidhje me shqetësimet për ndotjen akustike duke ua lënë bashkive administrimin.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT