“Qeveria mbështeti me paketa këtë sipërmarrje”

Edhe Pogradeci çeli sezonin turistik, ku hotelierët e këtij qyteti në kushtet e pandemisë së Covid-19 do të zbatojnë rregullat e plazheve.

Gjatë një takimi me operatorë turistikë të zonës, Ministri Klosi tha se situata e krijuar zbehu euforinë turistike të parashikuar nga qeveria për vitin 2020, pavarësisht paketave që i erdhën në ndihmë këtij sektori.

Ndonëse e cilësoi një sezon mbijetese, Klosi ftoi operatorët që të ofrojmë paketa turistike për destinacionet që ofron zona e Korçës dhe Pogradecit, duke e krahasuar atë me Toskanën e Italisë.

Sipas Ministrit të Turizmit, në Shqipëri ka rreth 600 milionë lekë investime në hoteleri.

Tv Klan