Të zhvillojmë edhe pika të tjera turistike

Nga Fieri, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi kërkoi që turizmi të mos mbetet vetëm në pjesën e plazhit por edhe atë natyror.

“Jo më kot kemi ardhur në Ardenicë, për të realizuar këtë mbledhje të Task Forcës pasi nga kjo pikë e re agroturistike ku jemi realisht kupton formulën magjike për turizmin shqiptar. Ne duhet të zhvillojmë turizmin e natyrës. Të gjithë ata që duan të frekuentojnë detin që nga kjo pikë është shumë afër por edhe të gjithë ata që frekuentojnë kishën e Ardenicës duhet të njihen me pamjet e turizmit perfekt që mund të realizohet në qarkun e Fierit. Ajo që bëhet këtu në këtë biznes të vogël lokal e familjar është e ardhmja e turizmit në qarkun e Fierit. Na duhet që jo vetëm 2 bashkitë në bregdet por të 7 njësitë administrative të qarkut të punojnë shumë më fort për sa i përket ofertës agroturistike, menaxhimit më të mirë të pasurive të mëdha natyrore që ka kjo trevë.”

Sipas Klosit Apollonia dhe Bylisi , janë dy nga vendet më të  populluara, pasi  janë lehtësisht të aksesueshëm nga pushuesit në të gjithë vijën bregdetare.

Tv Klan