Klosi: Ura Vajgurore të quhet Dimal

Posta

Klosi: Ura Vajgurore të quhet Dimal

16:35 21/10/2019

“Të shpallet zonë arkeologjike e mbrojtur”

Historianë, arkeologë dhe përfaqësues të pushtetit lokal janë mbledhur në qytetin historik të Dimalit në Urën Vajgurore. Dy jave pas diskutimit për rinisjen e rijetëzimit të këtij qyteti antik, ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi u shpreh se Dimali duhet të shndërrohet në një destinacion të vizitueshëm turistik dhe se ky proces do të sjellë impakt në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.

“Duhet të krijohet një zonë arkeologjike e mbrojtur, e cila duhet mbrojtur në radhë të parë nga banorët e zonës.”

Klosi propozoi që bashkia e Urës Vajgurore të marrë emrin Dimal.

Dimal. Është një ide e cila ka nevojë për një dëgjesë publike, ka nevojë për të marrë opinionin e të gjithë banorëve të katër njësive…”

Arkeologë dhe drejtues të institucioneve lokale kulturore theksuan rëndësinë historike të qytetit antik dhe vlerave të tij që duhet të promovohen dhe të njihen nga vizitorë vendas dhe të huaj, por sidomos nga brezi i ri.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT