Është rritur ndjeshëm numri i pushuesve në Durrës

Në mbledhjen e Task Forces së Turizmit në Durrës ministri Blendi Klosi vlerësoi punët e bëra nga institucionet vendore në këtë qark për këtë sezon turistik.

Klosi tha se janë bërë përmirësime për sa i përket pastërtisë në plazhe dhe rikthimit të hapësirave publike në shërbim të qytetarëve

Deri tani nuk ka jetë të humbura nga mungesa e rojeve bregdetare në këtë qark u shpreh Klosi.

Ne krahasim me Gushtin e vitit të kaluar Shqipëria këtë sezon ka pritur një numër më të lartë turistësh, tha ministri.

Ministri Blendi Klosi deklaroi në mbledhjen me drejtuesit vendorë së Durrësi do jetë qarku pilot, i cili vitin e ardhshëm do të ketë një ofertë turistike për të gjithë qarkun dhe jo thjeshtë për destinacione të caktuara.

Tv Klan