“Merr fund debati për Vjosën, mbrojtje nga shteti”

Lugina e Vjosës dhe Alpet janë shpallur Zona të Mbrojtura. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

“Vendimet e fundit të Agjencisë Kombëtare të Territorit e shtuan sipërfaqen e Zonave të Mbrojtura. Tashmë jemi në një sipërfaqe më të gjerë me Alpet e Shqipërisë të mbrojtura nga kjo agjenci. Vendimet në unanim të institucionave shtetërore mbrojnë zona të tëra ku padyshim një nga ato më të debatuarat është e gjithë Lugina e Lumit Vjosë, e cila tashmë është një zonë e mbrojtur, është një park kombëtar i menaxhuar me rregullat e parkut kombëtar duke hequr debatin që vazhdon të jetë në media për politika të caktuara duke garantuar opinionin publik se vendimi fundit i Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit e përcakton në bazë të propozimit të ardhur nga Minsitria e Turizmit dhe Mjedisit dhe e mbrojtur nga Ministria e Infrastrukturtës dhe Energjisë, Parkun e Vjosës të gjithë nga kufiri i sipërm me Greqinë deri në derdhjen e saj në det një peisazh i mbrojtur një zonë e mbrojtur një vlerë unikale të mjedisit shqiptar”.

Gjatë takimit të zhvilluar për  standartizimin e shtigjeve turistike në zonat e mbrojtura, Klosi tha se të gjitha Zonat e Mbrojtura janë rishikuar duke u përmbledhur në një studim i cili është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe pritet së shpejti të miratohet në Qeveri.

Tv Klan