KLP ankimon vendimin për prokurorët Çela dhe Hajdarmataj – TV KLAN

KLP ankimon vendimin për prokurorët Çela dhe Hajdarmataj

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka ankimuar në Gjykatën e Apelit Administrativ vendimin e Gjykatës Administrative e Shkallës së Parë që rrëzoi Arta Markun për urdhrat e transferimit të dy prokurorëve.

Një ditë më parë, Gjykata Administrative shfuqizoi urdhrat e kryeprokurores së përkohshme, që kishte vendosur transferimin e prokurorëve Olsian Çela dhe Besim Hajdarmataj, përkatësisht në Berat dhe në Pogradec. Me vendimin e saj, Gjykata urdhëroi që këta dy prokurorë të kthehen tek Krimet e Rënda. Këtë vendim, KLP e ka ankimuar në Gjykatë. /tvklan.al

Kategori
AktualitetTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*