KLP brenda 30 ditëve do të emërohen 8 prokurorët e SPAK

KLP brenda 30 ditëve do të emërohen 8 prokurorët e SPAK

15:40 25/10/2019

Ibrahimi: Në Nëntor do i propozojmë emrat Kuvendit për Kryeprokuror

Në harkun kohor të 30 ditëve, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të emërojë 8 prokurorët e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion, e qujatur ndryshe SPAK. Do të jenë këta prokurorë më pas që do të vendosin emrin e kryetarit të përkohshëm që do të ketë një mandat 3-mujor.

Por emërimi i këtyre 8 emrave nuk do të thotë se SPAK do të nisë të funksionojë, pasi sipas kreut të KLP Gent Ibrahimi, do të jetë kreu i SPAK që do të përcaktojë numrin përfundimtar të organikës.

“Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme do të fiksojë organikën e saj. Ne emërojmë ata që mundemi dhe për momentin mund të emërojmë vetëm 8. Mendoj se deri në Nëntor mund të kemi të ngritur SPAK. Këshilli nuk e gjykoi të përshtatshme linjën e veprimit dyshemenë me 10 anëtarë. Nuk na takon ne ta marrim këtë përgjegjësi”.

Përsa i përket zgjedhjes së Kryeprokurorit me mandat 7-vjeçar, Ibrahimi u shpreh se lista me 3 kandidatë do t’i dorëzohet Kuvendit brenda muajit Nëntor.

“Të hënën do të jemi në gjendje të njoftojmë kandidatët të përgatiten për intervistën. Ata kanë 10 ditë kohë për t’u përgatitur. Një ose dy ditë pas intervistave do të jemi në gjëndje t’i japim Kuvendit listën me kandidatë”.

Gjykata Administrative e Apelit rrëzoi padinë e Lulzim Alushaj ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë për skualifikim të padrejtë duke i hapur rrugë garës për zgjedhjen e Kryeprokurorit.

Tre janë emrat që synojnë për postin e Kryeprokurorit janë Olsian Çela prokuror i Krimeve të Rënda, Kryeprokurorja aktuale Arta Marku, dhe prokuroria e Apelit të Tiranës Fatjona Memçaj.

Tv Klan

Të ngjashme

Grupi

Kallezo