Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur garën për Prokurorin e ri të Përgjithshëm, i cili do të ketë një mandat 7-vjeçar.

Në mbledhjen e kësaj të hëne u miratua rregullorja mbi të cilën do të zgjidhen kandidatët të cilët duhet të plotësojnë katër kritere; ai moral, profesional, integriteti dhe organizativ. Kadidiatët, sipas kreut të KLP, duhet të kenë titullin Doktor i Shkencave.

Ngritja e SPAK-ut, e njohur ndryshe si “Prokuroria Speciale”, sipas Ibrahimit do të varet nga procesi i Vettingut. Të gjithë prokurorët që do të jenë pjesë e SPAK duhet të kenë kaluar të dyja shkallët e Vettingut.

Tv Klan