Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar ditën e sotme dy prokurorië të rinj për strukturën e posaçme (SPAK).

Dy prokurorët Adnan Xholi dhe Dorina Bejko kanë kryer sot intervistën para këshillit dhe në përfundim ata kanë arritur që të marrin përkatësisht 183 pikë dhe 180 pikë.

Sipas KLP të dy prokurorët emërohen për në SPAK dhe pas betimit tek Presidenti ata do të vijojnë punës si pjesë e kësaj strukture.

Deri tani, KLP ka emëruar 15 prokurore në SPAK./tvklan.al