Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, i kërkon Ministrisë së Shëndetësisë të përfshijë prokurorët, anëtarëve të Këshillit, oficerët e policisë gjyqësore dhe stafin administrativ, në listën prioritare për vaksinim.

Në një kërkesë që Ibrahimi i dërgon Manastirliu, theksohet se  prokurorët kanë kontakte të shumta dhe se rreziku për infektim është i madh.

Po ashtu theksohet se puna e prokurorisë nuk mund të bëhet online, por vetëm në terren për shkak të natyrës së saj.

Sipas KLP-së në janë 928 persona, duke përfshirë prokurorët, anëtarët e Këshilli, OPGJ dhe stafet e prokurorive që duhet të vaksinohen./tvklan.al