Pritet përzgjedhja e 60 hetuesve nga SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjodhi në unanimitet që Aida Hajnaj të jetë në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit, e njohur si FBI-ja shqiptare.

Hajnaj, aktualishit nëndrejtore e Policisë së Shtetit, do të drejtojë për 5 vitet e ardhshme BKH-në, që është njësia hetimore e SPAK-ut dhe ka për detyrë të ndjekë penalisht korrupsionin, krimin e organizuar dhe krimet e kryera nga zyrtarë të lartë. Hetuesit e BKH-së do të trajnohen në akademinë e FBI-së, në Virxhinia.

Ligji mbi SPAK-un po ashtu kërkon që një komision ndërkombëtar të mbikëqyrë trajnimin dhe përgatitjet e hetuesve të BKH-së. Pas zgjedhjes së kreut të BKH-së, SPAK-u do të nisë punën për përzgjdhjen e 60 hetuesve të kësaj strukture.

Tv Klan