Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pezulluar nga detyra prokurorin e Sarandës, Sali Hasa, të arrestuar për korrupsion 3 dotë më parë.

Në mbledhjen e sotme të KLP-së, u vendos me vota unanime pezullimi i tij nga detyra.

Prokurori Sali Hasa u arrestua nga SPAK për korrupsion dhe krim të organizuar. Ai është përgjuar duke marrë ryshfet për të liruar një person të akuzuar për plagosje.

Në seancën për masën e sigurisë një ditë më parë, SPAK ballafaqoi prokurorin e arrestuar me provat, ku ndër të tjera i ka vënë përpara edhe fotot ku ai shfaqet me motrën e Emiljano Miranit, i cili po hetohej prej tij për plagosje.

Bashkë me të u arrestua edhe oficeri i policisë gjyqësore Napolon Hodaj, arbitri Qerim Ruçi, Julian Zera dhe Emiljano Mirani, të cilët ranë në përgjimet e SPAK dhe u zbulua një rast trukimi i rezultatit në futboll. /tvklan.al