“Pretendimet që ngrihen nuk janë ligjore”

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar sot pas akuzave të opozitës për anëtarët e SPAK.

Kreu i këtij institucioni Arben Kraja akuzohet se ka shërbyer në organet e ish-sigurimit të shtetit ndërsa ka hedhur dyshime për lidhjet e prokurorit Altin Dumani.

Në reagimin e KLP thuhet se të gjithë prokurorët janë verifikuar nëse kanë bashkëpunuar me strukturat famëkeqe të ish – sigurimit të shtetit, nëse kanë pasur kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar gjatë periudhës së punës si prokurorë, është verifikuar nëse pasuria e tyre është e ligjshme dhe nëse aftësitë e tyre profesionale janë të përshtatshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit.

Sipas KLP të gjithë prokurorët që janë zgjedhur në SPAK kanë kaluar me sukses verifikimet e sipërpërmendura duke shtuar se pretendimet që ngrihen nuk janë ligjore.

Tv Klan