KLP reagon për prokurorin Ndoj

KLP reagon për prokurorin Ndoj

19:28 07/10/2019

“Çdo denoncim të bëhet tek Krimet e Rënda”

Pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama dhe Zv/Kryeminstrit Erion Braçe ndaj prokurorit Arjan Ndoj, që urdhëroi arrestimin e ish-drejtorit të Kadastrës në Durrës, Liridon Pula, ka reaguar Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Sipas KLP-së, këto deklarata mund të paragjykojnë procesin gjyqësor ndaj ish-drejtorit, teksa shton se çdo shkelje e çdo prokurori mund të denoncohet pranë Prokurorisë të Krimeve të Rënda, ose në Prokurorinë e Përgjithshme.

“Mënyra më e mirë për të arritur tek e vërteta është respektimi i procedurave dhe i institucioneve të ngarkuara nga ligji me dhënien e drejtësisë”, thuhet në reagimin e KLP-së.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT