Më 19 Dhjetor mbyllet prokuroria dhe gjykata e Krimeve të Rënda

Prej  datës 19 dhjetor Gjykata dhe Prokuroria e Krimeve të rënda do të pushojnë së funksionuari. Për këtë Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur transferimin në Prokuroritë e rretheve të prokurorëve që kanë ushtruar deri tani detyrën pranë prokurorisë së krimeve të rënda pasi ky insitucion nuk do të funksionojë më pas ngritjes së SPAK.

Sipas kreut të KLP-së Gent Ibrahimi në 18 dhjetor do të bëhet edhe intervistimi me tre kandidatët për kreun e SPAK që janë Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili.

 “Në datën 18 do të bëhen intervistimet, kemi 3 kandidatë. Dosjet e tyre janë në këshill. Ne kemi një rregullore për mënyrën e vlerësimit të tyre dhe do ti dëgjojmë ato. Seanca do jenë publike, do bëjmë një mbulim qendror siç bëmë me kryeprokurorin. Në datë 20 nuk do ketë as Gjykatë dhe as Prokurori të Krimeve të Rënda”.

Ndërsa përkohësisht ashtu si në detyrën e kryeprokurores u emërua edhe Arta Marku, si dhe prokurori Anton Martini në prokurorinë e Tiranës.

KLP caktoi përkohësisht ish-drejtuesen e Prokurorisë për Krimet e Renda, Donika Prela në Prokurorinë e Shkallës së parë në Tiranë. Prela shfaqet në një foto me një prej anëtarëve të KLP-së një ditë para këtij vendimi, por për Ibrahimin kjo nuk përbën shkelje.

 “Ata kanë njohje personale, kjo nuk përbën shkelje”.

Prokurorët e Krimeve të Renda, të transferuar nga KLP

Arens Çela, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Blerim Tominaj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Besim Hajdarmataj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Doloreza Musabelliu, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Elisabeta Imeraj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Manjola Kajana, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Vladimir Mara, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Sonila Muhametaj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Pranvera Pustina, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Artan Bajrami, në Prokurorinë e Apelit Tiranë

Përparim Kulluri, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Shkodër

Eugen Beci, në Prokurorinë e Shkallës së Parë, Korçë

Tv Klan