Nga auditi i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi punën e dy vitëve të Drejtorisë së ALUIZNI-t në Lushnje, nga Shtatori i 2015 në Dhjetor të 2017, rezultuan një seri shkeljesh të zyrtarëve të këtij institucioni.

Që nga legalizimet e jashtëligjshme, për objekte të cilat shkelnin brezin mbrojtës të vijës hekurudhore, nuk respektonin distancat nga rrugët e kategorisë B, brigjet e lumit, përroit dhe kanaleve kulluese, deri tek shmangia e procedurave ligjore për vërtetimin për likuidimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë.

Në raport renditen me detaje numri i objekteve të gjetura për secilën shkelje, ku bie në sy fakti se zyrtarët e ALUIZNI-t në Lushnje duhet të kishin skualifikuar 222 objekte, të cilat nuk plotësonin kriteret për kualifikim, sepse binin ndesh me ligjet në fuqi.

“Është krijuar një mungesë të ardhurash ne buxhetin e shtetit në vlerën 221,8 milionë lekë, detyrim që duhet shlyer për kalimin në pronësi të parcelave ndërtimore nga subjektet përfituese të lejeve të legalizimit”,

thuhet në raportin e publikuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, që trajton rast pas rasti abuzimet me detyre.

Për të gjitha këto, raporti është dërguar për indicie penale në Prokurorinë e Lushnjes nga ku pritet të nisë procedimi penal për zyrtaret që kanë hedhur firmën për legalizimin e objekteve informale.

Veç kësaj, KLSH i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t, të vlerësojë shkallën e përgjegjësisë dhe marrjen e masave disiplinore për 9 punonjës, që nga Drejtori, përgjegjësit e sektorëve dhe disa specialistë.

Tv Klan