Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori 4 ish-zyrtarë të hipotekës së  Libirazhdit. Ata akuzohen për shpërdorim detyre duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 30 milion lekësh të reja.

Sipas një auditi të kryer nga KLSH-ja ata kanë regjistruar prona të shitura nën çmimin e tregut. Gjitashtu kanë kryer regjistrim duke tjetërsuar një sipërfaqe  trualli prej 15 mijë metrash katrorë tek persona privatë nga tokë shtetërore, duke mos respektuar asnjë ligj./TvKlan