Gjatë një kontrolli të ushtruar në të gjtiha degët e drejtorive tatimore, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar se vetem vitin që shkoi borxhi i krijuar nga bizneset u rrit me 45% ose 660 milion dollarë duke sjellë nivelin më të lartë të tij në 27 vite. Në total detyrimet e sipërmarrësve ndaj shtetit arrijnë në 1.47 miliard dollarë, sa 10% të prodhimit kombëtar.

Në fund të auditimit, KLSH ka firmosur një raport me rekomandime për drejtorinë e tatimeve, ku e bën atë përgjegjëse se nuk ka arritur të menaxhojë si duhet procesin e vjeljes së parave ndaj biznesve edhe të zbatojë masat për grumbullimin e detyrimeve. KLSH thotë se tatimet duhet të kishin nisur të vendosnin sekuestron mbi llogaritë e subjekteve e më pas të fillonin konfiskimin e pasurisë, por këto procedura nuk janë zbatuar.

Në matjen e performancës së adminsitratës rezulton se për çdo 1 lek të shpenzuar për pagat e punonjësve, vjelja e borxhit tatimor është 100 lekë, duke e bërë shumë të ulët këtë raport krahasuar me vendet e tjera të rajonit. KLSH thotë se tashmë nisja e marrjes së masave është e vështirë pasi numri i subjekeve që kanë detyrime në tatime është më i lartë se ai i tatimpaguesve aktive.

Tv Klan