“Mosfunksionimi i disa pajisjeve ka penalizuar pacientët”
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar mungesë të pajisjeve, shtretërve dhe medikamenteve për trajtimin e sëmundjeve tumorale në spitalin “Onkologjik” të Qendres Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Sipas KLSH, në spitalin Onkologjik, 600 gra paciente nuk kanë mundur të trajtohen nga kanceri gjinekologjik nga viti 2020 deri në vitin 2022, si pasojë e mosfunksionimit të “Braki-terapisë” në spitalin Onkologjik.
Prej Nëntorit të vitit 2022 nuk funksionon as “Ortovoltazhi”, pajisje që përdoret për trajtimin e pacientëve që vuajnë nga tumoret e lëkurës.
KLSH nxjerr në pah edhe mungesën e stafit mjekësor, gjë që ka shtuar ditët e pritjes.
Tv Klan