Asnjë institucion zyrtar nuk ka të dhëna të sakta sa i ndotur është ajri në Shqipëri, duke lënë pasigurt qytetarët se ku jetojnë dhe si është gjendja e mjedisit të tyre.

Ky konkluzion vjen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë një inspektimi që është bërë performancës dhe zbatimit e strategjisë “Cilësia e ajrit” per vitin 2017.

KLSH ka evidentuar se qeveria nuk ka të dhëna mbi ndikimin që kanë pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e njerëzve dhe në mjedis, kjo pasi edhe nga ana e Insitutit të Shëndetit Publik nuk është bërë një analizë e tillë.

“Sot në Shqipëri ka vetëm 7 stacione të monitorimit të cilësisë së ajrit pa ndërprerje, por 2 prej tyre nuk kanë qënë në gjendje pune për një periudhë 2-vjeçare, ndersa të tjerat nuk janë pajisje te kalibruara”, thotë auditi i KLSH-së.

Por ajo që është më alarmante është fakti se asnjë nga këto stacione nuk është i akredituar, çka tregon nivelin e besueshmërisë së të dhënave.

KLSH ka vërejtur si të pamundur kontrollin e shkarkimeve të gazrave nga automjetet, edhe pse lënda e ngurtë pezull, PM10 dhe PM 2.5 ëstë një nga substancat kryesore që shkakton ndotjen e ajrit në Shqipëri.

E njëjta situatë është edhe me kontrollin dhe reduktimin e shkarkimeve të impianteve industriale, për sa kohë që nuk mund të arrihet inspektimi dhe monitorimi i tyrë nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit.

Në auditim rezulton se strategjia e miratuar nga qeveria për kontrollin dhe cilësinë e ajrit deri më sot nuk është zbatuar dhe se ministria e Mjedisit nuk ka raportuar asnjëherë mbi rezultatet që ka arritur me të.

Kontrolli i Lartë i Shtetit rekomandon që të merren masa të menjëhershme për të adresuar përgjegjësitë e për të zgjidhur situatën e monitoprimit të cilësisë së ajrit.

Tv Klan