Kërkojnë përmirësimin e ligjit të sportit
Klubet e Superligës deklaruan bojkotin e sezonit të ri. Liga Profesioniste e Futbollit mori këtë vendim në mbledhjen e së mërkurës për shkak të pakënaqësisë për ndryshimet në ligjin e sportit.
Sipas klubeve të Superligës nuk u mbajtën premtimet e bëra nga Qeveria Shqiptare në tryezën e 11 Marsit 2019.
“Miratimin e një ligji të ri për sponsorizimet sipas formës së propozuar nga komuniteti i futbollit, pasi ndryshimet e propozuara nga qeveria nuk kanë asnjë efekt real mbi ekonominë e futbollit”, deklaroi Koço Kokëdhima, President i Apolonisë.
Komuniteti i futbollit kërkon reduktimin në masën 6% të tatim fitimit. Zerimin e gjobave dhe kamatë-vonesave për detyrimet fiskale të prapambetura dhe zgjatjen e efekteve të përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat për sportistët nga 2 në 10 vite.
Data e menduar për fillimin e kampionatit ishte 12 shtatori, por klubet nuk do të hedhin asnjë hap nëse nuk do të përmbushen kërkesat. Liga Profesioniste e Futbollit kërkon që ligji i sportit të jetë i njëjtë me vendet e rajonit.
Tv Klan