Klubet e njohur europianë të futbollit vlejnë thuajse 30 miliardë euro për vitin 2016. Një studim i shoqërisë së specializuar Kpmg i bazuar në bilance tregon se rritja e vlerës së klubeve nga 1 vit më parë është me 14%.

Ky studim vlerësoi 32 klube të kontinentit duke renditur të parin në këtë klasifikim financiar Manchester United. Vlera e këtij ekipi të njohur i kalon 3 miliardë euro.

Djajtë e kuq ndiqen nga dy ekipe spanjollë Real Madrid dhe Barcelona. Rritjen më të madhe të vlerës mes 10 ekipeve kryesorë e ka Tottenham me 26% më shumë nga një vit më parë.

Në grupin e 32 klubeve më të pasur është shtuar Leicester, kampion i Anglisë në vitin 2016. Të paktën 1 miliardë euro vlen një ekip i vendosur në dhjetëshen e parë. Vlera do të rritet akoma më shumë me kalimin e viteve nga e drejta televizive.

Tv Klan