Gati lista për afrimet e futbollistëve në Janar

Merkato e janarit është pranë dhe klubet kanë bërë gati listat e futbollistëve për blerje, shitje apo huazim. Tek Inter po mendojnë për shkëmbime. Christian Eriksen mund të dërgohet tek PSG dhe nga klubi francez të afrohet  argjentinasi Leandro Paredes.

Ndërkaq priten oferta për Andrea Pinamonti i cili ka qenë në huazim. Trajneri Conte kërkon prej kohësh Gervinho nga Parma. Në merkaton e verës Inter nuk kishte më para për të shpenzuar kështu që kjo ka mbetur ëndërr e parealizuar, ndoshta në formë huazimi. Kartoni i Naingolan mund të kthehet tek Cagliari.

Milan i ka bërë ofertë rinovimi turkut Calhanoglu. 3.5 milionë euro. Por menaxheri i turkut ka kërkuar 5 plus bonuset. Pritet vazhdimi i bisedimeve.

Tek Juventus kërkojnë qendërsulmues. Futbollisti duhet të ketë karakteristikat e nevojshme për të mbushur boshllëkun e Ronaldos ose Dybala në rast emergjence por nuk duhet të ankohet nëse do të ngroh pankinën për kohë të gjatë. Nga ana tjetër duhet edhe një qendërmbrojtës. Shumë pranë është amerikani Reynolds, 19 vjec që luan me Dallas.

Ndërkaq Arsenali i ka ofruar Juventusit Mesut Ozil në formë huazimi 6 mujor si dhe duke paguar gjysmën e pagës së tij.

Tv Klan