Cristian Chivu është trajneri i ri i Parmës. Pas shkarkimit të Fabio Pecchia, klubi italian nuk ka vonuar shumë për të gjetur zëvendësuesin.

Për Chivu-n, kjo do të jetë hera e parë që do të drejtojë në Serinë A, pasi më herët ka qenë në stolin e të rinjve të Interit, nga viti 2021 deri në vitin 2024.

Rumuni 44-vjeçar është i njohur për kampionatin italian, pasi si lojtar shkëlqeu me fanellën e Interit për disa sezone.

Chivu ka firmosur kontratën deri në Qershor të këtij viti, me opsion rinovimin, nëse siguron mbijetesën. Parma renditet në vendin e 18-të me 20 pikë të grumbulluara.

/tvklan.al