Fabio Pecchia nuk është më trajner i Parmës. Humbja ndaj Romës, ka rezultuar fatale për teknikun 51-vjeçar.

Disfata e katërt radhazi dhe vendi i 18-të në renditje me 20 pikë të grumbulluara, ka bërë që drejtuesit të bëjnë ndryshime në stafin teknik.

Pecchia kishte kontratë deri në vitin 2027, por klubi ka vendosur ta ndërprerë. Parma numëron vetëm 2 pikë të grumbulluara në vitin 2025 dhe rrezikon rënien në Serinë B.

Në klubin italian kanë nisur nga puna për të zgjedhur trajnerin e ri dhe kandidati favorit është Igor Tudor. /tvklan.al