Armando Broja mund të luajë në La Liga nga sezoni i ardhshëm. Të paktën kjo është ajo që raportohet nga Spanja.
Sipas “Fichajes”, interes për sulmuesin e Shqipërisë ka treguar Celta Vigo. Skuadra spanjolle ka vuajtur në repartin ofensiv dhe Broja shihet si zgjidhje për golat.
Shqiptari është i huazuar tek Everton nga Chelsea dhe e ardhmja e tij nuk është e sigurt. Drejtuesit e Celta Vigo kërkojnë të përfitojnë dhe mund të paraqesin një ofertë në verë.
Mbetet të shihet gjithashtu nëse Everton do ta blejë kartonin e 23-vjeçarit, apo do e lejojë të rikthehet te Chelsea.
Në lidhje me një kalim të mundshëm në Spanjë do të vendosë edhe vullneti i lojtarit, me Brojën që më parë nuk ka luajtur në La Liga, por vetëm në Holandë dhe në Angli. /tvklan.al